Kryetari komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, do të mbledhë ditën e sotme Grupin Parlamentar të PD, ndonwse Kuvendi i 30 prillit e shkarkoi nga pozicioni i kreut të Grupit Parlamentar.
Mësohet se takimi do të zhvillohet në selinë blu, në orën 17:00.
Burime bëjnë me dije se në fokus të bisedimeve, priten të jenë vendimet e Kuvendit të 30 prillit, i cili shkarkoi Alibeajn si kryetar i Grupit Parlamentar dhe “komandoi” Komisionin e Rithemelimit për të marrë drejtimin e PD-së deri në zgjedhjet për kryetarin e ri që do të mbahen në 22 maj.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohen edhe negociatat me mazhorancën për emrin e presidentit të ri.




