Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot në orën 14:00 një mbledhje të deputetëve për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.
Një ditë para mbledhjes ai u ka shpërndarë deputetëve një draft me kriteret dhe formulën e zgjedhjes së Presidentit, ku vë në dukje faktin se materiali nuk është përfundimtar dhe mund të ndryshojë në varësi të propozimeve të deputetëve.
“Duke shpresuar të keni kaluar sa me mire ne fundjave, po ju shkruaj per mbedhjen e radhes se grupit. Sic u bisedua, ju lutem gjeni bashkelidhur dokumentin, ku jane sintetizuar me kujdes diskutimet qe beme ne mbledhjen e fundit, si dhe mendimet e derguara me email nga disa prej jush. Vini re ju lutem qe dokumenti eshte ende draft, dmth eshte i hapur per t’u permiresuar, korrigjuar dhe shtuar per mbledhjen e neserme. Po jua dergoj qe sot me qellim qe secili prej jush te kete mundesi efektive per ta analizuar dhe per te kontribuuar ne permiresimin e tij”, thuhet në emailin e shpërndarë mbrëmë nga Alibeaj.
Mbledhja e sotme do të tregojë edhe njëherë se çfarë raportesh ka sot në PD, pasi Komisioni i Rithemelimit ka vendosur të mos jetë i pranishëm.




