Ambasada e Italisë reagon për largimin e Bashës: Respekt për kontributin e tij në demokracinë shqiptare! Një fazë e re po hapet për Partinë Demokratike

0
56

Ambasada e Italisë në Tiranë ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, duke respektuar vendimin e tij dhe kontributin e dhënë për konsolidimin e demokracisë në vendin tonë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ambasada thekson se tani për Partinë Demokratike po hapet një fazë e re për të cilën anëtarët duhet të jenë në gjendje të kapërcejnë vështirësitë dhe të gjejnë një shtysë të re unitare për zgjedhjen e liderit të ri përmes një procesi transparent dhe demokratik.

Mesazhi i plotë:

Respekt për vendimin e Presidentit Basha për t’u larguar nga posti dhe për kontributin e tij në konsolidimin e demokracisë shqiptare në krye të Partisë. Tani po hapet një fazë e re. Shpresa është që Partia Demokratike të jetë në gjendje të kapërcejë vështirësitë aktuale, të gjejë një shtysë të re unitare dhe të zgjedhë një lidership të ri përmes një procesi sa më transparent, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Një demokraci e fortë ka nevojë për opozitë të fortë.

Zjarr Tv Ad