Ambasadorja e BE nis ‘inspektimin’ nga Korça: Do të shkoj në të gjithë Shqipërinë

0
34

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, e cila ishte sot në bashkinë e Korçës për të parë ecurinë e projekteve të mbështetura nga BE, deklaroi se “për mua është shumë e rëndë të mos qëndroj vetëm në Tiranë, por të vizitoj të gjithë Shqipërinë që të njoh qytetarët, zhvillimet dhe të takoj kryetarët e bashkive që të kuptojmë se cilat janë nevojat e se si mund të ndihmojmë në to.

Për shembull sot në mëngjes unë pata kënaqësinë të flisja me studentët. Gjithashtu kam bërë një vizitë në kompanitë tona që BE e ka ndihmuar me fonde që të blinin panele që të kishin energjinë e duhur për operacionet e tyre, zgjidhje efikase me rëndësi në këto momente.

Sot pasdite do të shkoj te sporteli me një ndalesë për shërbimet që afrohen dhe tek impianti i përpunimit të ujërave të zeza, shërbime të rëndësishme këto që ne të kuptojmë se si BE mund të vijojë mbështetjen e vet.

Në fakt është shumë e rëndësishme dhe do të vijojmë me këtë punë, po në këtë fazë të re që gjendet Shqipëria, duhet të bëhet gjithnjë e më shumë dhe të gjitha këto aspekte të merren parasysh për punën që do të bëhet në të ardhmen. Kjo është vizita ime e parë dhe jo vizita ime e fundit.”

Pyetje: Sa i rëndësishëm është samiti i dhjetorit për Shqipërinë?

Ambasadorja: Në fakt është hera e parë që samiti ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor vjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për herë të parë në Shqipëri dhe kjo tregon sa i rëndësishëm është ky vend për ne dhe anëtarësimi i këtyre vendeve në BE si dhe puna që këto vende do të bëjnë. Në Shqipëri në datën 6 dhjetor do të vijnë liderët e të gjithë BE-së që do të diskutojnë çështje shumë të rëndësishme për të ardhmen e e BE.

Pyetje:  Niveli i kriminalitetit dhe i korrupsionit në Shqipëri mbetet ende i lartë. Edhe Policia është përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale. Si ndikon kjo në integrimin e Shqipërisë në BE?

Ambasadorja: Besoj se e dini që para dhjetë ditësh, KE ka publikuar Progres Raportin dhe ai e shpjegon shumë qartë ecurinë në të cilën gjendet vendi. Dhe në fakt për të gjithë ata që janë të interesuar, ju mund ta lexoni, ku një pjesë e rëndësishme ka të bëjë me sundimin e ligjit, se sa punë është bërë dhe sa duhet bërë dhe është i qartë për çështjen e sundimit të ligjit.

Zjarr Tv Ad