Një grup afganësh që po strehoheshin në Shqipëri janë larguar nga vendi.
Ministja e Jashtme Olta Xhaçka së bashku me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim kanë përcjellë drejt SHBA 212 afganë, që prej një kohe strehoheshin në Shqipëri.
“Në Rinas, bashkë me Ambasadoren 🇺🇸 Yuri Kim, në ceremoninë e përcjelljes drejt SHBA të 212 qytetarëve afganë.
Bashkë me 2 400 bashkëkombas të tjerë, ata i ikën luftës dhe për muaj të tërë u mikpritën në Shqipëri.” shkruan Xhaçka në postimin e saj.
Një postim ka bërë edhe ambasadorja, e cila shkruan se Shqipëria i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës”.
“Sonte, një fluturim afganësh u nis nga Tirana për të nisur jetën e tyre të re pasi gjetën strehim në. Shqipëria ishte vendi i parë që hapi dyert për afganët vitin e kaluar dhe populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë” shkruan Kim në postimin e saj.
Kujtojmë që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanin shumë njerëz ikën nga vendi i tyre dhe Shqipëria ishte nga vendet që u hapi dyert afganëve, ndërsa tani disa prej tyre jetën e tyre do ta fillojnë diku tjetër.




