E mërkurë, Gusht 5, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Analisti Gjergji Vurmo zbulon mesazhin që ka dashur të japë Rama për...

Analisti Gjergji Vurmo zbulon mesazhin që ka dashur të japë Rama për senatorët e partisë…

0
211
Zjarr Televizion Adccccc

Analisti i njohur Gjergji Vurmo, ka komentuar skemën e Kryeministrit Rama për zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se; ne listën zyrtare të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, Rama “ka dashur të japë një mesazh te senatorët e partisë”.

“Rama ka dashur të japë një mesazh te senatorët e partisë, që ky titull duhet merituar. Në kuptimin e sjelljes së votave, disa prej tyre e kanë pasur shansin për të sjellë vota, ndërsa për disa të tjerë Rama nuk është i padrejtë. Në rastin e Ditmir Bushatit, ishte figurë e promovuar nga Rama, i dha shansin për t’u treguar si ministër, por edhe si drejtues politik në Shkodër. Rezultati që morën në Shkodër, kombinuar me përplasjet e Bushatit me Ramën, sollën atë rezultat. Por, nëse Bushati do të ishte provuar si aset i pazëvendësueshëm brenda PS-së, edhe Rama nuk do të kishte bërë dot pa të në këto zgjedhje”, – kështu ështu shpreh Vurmo për A2.

Zjarr Tv Ad