Analisti Eduard Zaloshnja teksa po fliste për negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri, tha se po sheh një manovër të Ramës për të përçarë edhe më shumë Partinë Demokratike.
‘Nga ana politike shoh një manovër të Ramës për të krijuar këtë çarjen brenda PD-së. Rama po i jep një shkak Alibeaj që të mbajë një qëndrim të tij dhe të grupit të tij që të jetë i ndryshëm nga qendrim i Berishës.
Ramës i leverdis që PD të jetë e çarë në dy pjesë. Rama gjithsesi e ka shumë të thjeshtë pasi nëse nuk gjen konsensus i ka votat për të zgjedhur.’– u shpreh Zaloshnja.




