Andi Bushati: Ç’qendron pas aksioneve të fundit të Ramës dhe pse ai nuk ka më frikë

0
294

Andi Bushati tha thotë se aksionet e fundit të kryeministri janë veprime të një njeriu që nuk ka ndërmend të iki nga pushteti.

Duke vijuar Bushati tha Rama është kujtuar tani të bëjë çfarë të dojë se tani i ka ikur frika se mund të ndëshkohet.

“Më duken si veprime të një njeriu që nuk ka ndërmend të ikë nga pushteti. Kur sillesh në shpërfillje të ligjit, kur sillesh, duke i gënjyer qytetarët, që tjetër gjë i premton para zgjedhje vijon pas zgjedhjeve atëherë ti nuk ke më frikën as të gjykimit nga qytetarët, as frikën nga vota se i di që i ke në xhep.

Rama është kujtuar tani të bëjë çfarë të dojë se tani i ka ikur frika se mund të ndëshkohet, se sistemi demokratik mund të veprojë dhe për gënjeshtrat dhe veprimet që bën.

Jam më shumë me banorët pavarësisht se unë nuk do të veproja si ata. Jam më shumë me banorët se ky shtet, jo vetëm kjo qeveri, që i ka detyruar ata, pothuajse i ka dënuar të shkojnë drejt paligjshmërisë.

Nuk ishte çështja e vetëm disa kioskave, por e 80-100 banesave, bujtinave.

A është kjo vendosje e shtetit?

A kemi ne garanci që një shtet që i lë prej 12 vjetësh pa prona, mundet të jetë garant që tani do vërë ligjshmërinë dhe për të shkuar më tej, a mund të pretendosh BE kur një njeri i vetëm, kryeministri që s’ka asnjë lidhje me pushtetin lokal shkon atje me parullat e timonierit Mao për qarkullimin e kuadrove. Një njeri i vetëm e ka çuar pushtetin lokal në dorëheqje”, tha Bushati për MCN.

Zjarr Tv Ad