E shtunë, Mars 28, 2026
Ballina Aktualitet Ankaraja zyrtare flet per here te pare ndaj urdherit te Trump per...

Ankaraja zyrtare flet per here te pare ndaj urdherit te Trump per te ndaluar hyrjen e refugjateve ne SHBA

0
699

Urdhri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ndalimin e hyrjes së refugjatëve në SHBA, është “fyes”, tha zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus.

Është ky reagimi i parë i Ankarasë për urdhrin e diskutueshëm.

Kurtulmus i bëri thirrje Trumpit të rishqyrtojë vendimin, i cili, siç tha, është motivuar nga islamofobia, raporton AFP.

“Është e pamundur të pranohet kjo. Politika duhet të rishqyrtohet”, tha Kurtulmus, i cili është edhe zëdhënës kryesor i Qeverisë turke.

Të premten, Trump ka lëshuar një urdhër ekzekutiv që u ndalon hyrjen në SHBA të githë refugjatëve dhe udhëtarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane: Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Urdhri, tash për tash, vlen për 90 ditë.

Trump e ka mbrojtur këtë masë, duke thënë se ajo do ta bëjë SHBA-në të sigurt nga “terroristët radikalë islamikë”.

Kurtulmus tha se është “jashtëzakonisht fyese që një vendim i tillë është marrë në një vend si SHBA-ja, që njihet si komb me fe dhe grupe të ndryshme etnike”.

Turqia strehon 2.7 milionë refugjatë sirianë, që kanë ikur nga lufta gati gjashtëvjeçare në vendin e tyre.///

Zjarr Tv Ad