Arkë me peshk dhe 1.000 euro për një vend pune, GJKKO dënon me burg ish-zv.ministren Rovena Voda

0
122

GJKKO ka dënuar me 10 muaj burg ish-zëvendësministen e Brendshme, Rovena Voda, e cila është dënuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjykata e Posaçme e dënoi Vodën me 1.3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv.ministrja do të vuaj vetëm 10 muaj.

Në përgjime doli si Voda ka marrë një arkë me peshk, 1,000 euro dhe një celular iPhone, për një vend pune në Ministri.

Ajo kishte marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu. Të cilat gjithashtu janë dënuar nga GJKKO me nga 10 muaj burg.

Zjarr Tv Ad