Në llogarinë e tij në Facebook gazetari Armir Shkruti duke bërë një paralelizëm të dy problematikave, asaj të ndërtimit pa leje dhe mbjelljes së hashashit ka shtruar një pyetje:
“Nëse futet në burg një kryeplak që nuk denoncon hashashin e mbjellë skutave të katundit të vet, përse të mos ndodhë e njejta me Kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe Drejtorin e Policisë Bashkiake?”
Postimi i plotë:
“Syri i Tiranës”, një përbindësh betoni buzë sheshit Skënderbej, nuk është as 300 metra në vijë ajrore nga dritarja e Erion Veliajt. Ndërtimi ka nisur 2 vjet e gjysmë më parë…Policët e “Lalit” që gjejnë plaka tu shit pras e spinaq rrëzave, “nuk e panë”.
“Nëse futet në burg një kryeplak që nuk denoncon hashashin e mbjellë skutave të katundit të vet, përse të mos ndodhë e njejta me Kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe Drejtorin e Policisë Bashkiake?”




