Ish-drejtori i Policisë së Durrësit, Arben Hajdarmataj, komentoi sot sjelljen e policisë në arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllakos. Ai deklaroi se, nuk mund të jepet një version i saktë, për shkak se bëhet fjalë për çështje procedurash që kanë të bëjnë me momentin e mbërritjes së shkresës, si dorazi apo me email dhe se në momentin që shkresa mbërrin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe nuk veprohet, aty lindin dyshime për konsumim të veprës së shpërdorimit.
Komenti i Hajdrmataj;
“Policia është ndikuar nga pozicioni i Bllakos. Policia indicien mund ta marrë nga një email apo gazetarë, por policia ka qenë shumë e informuar në momentin që kërkesa i është drejtuar Parlamentit. Policia ka për detyrë që ta mbante nën mbikëqyrje, në mënyrë që të bënte ndalimin për shkak të urdhrit të SPAK.
Policia i ka dhënë hapësirë Bllakos që mund të largohej nga Shqipëria se sa për policinë, mund të ishte larguar sa herë që të donte. Policia nuk ka qenë në gjendje të kryente arrestimin, por ai u dorëzua vetë.”, tha ai.




