Zjarr Televizion Adccccc
Pas reshjeve të dëborës tashmë vendi është mbërthyer nga temperatura të uleta, që kanë sjellë edhe ngrica në rrugë. Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se kontraktorët kanë punuar për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka ngrica dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm situatën. Sipas ARRSH, në të gjitha akset kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht. Ndërsa rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.






