E martë, Gusht 11, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Artur Zheji del me parashikimin, tregon lëvizjen që mund të bëjë Sali...

Artur Zheji del me parashikimin, tregon lëvizjen që mund të bëjë Sali Berisha

0
775
Zjarr Televizion Adccccc

Analisti Artur Zheji ka bërë analizën e tij mbi situatën e brendshme në PD.

“A e ndau Berisha PD dhe a është kjo lëvizje e tij klandestine?”, ishte kjo pyetja që iu drejtua analistit.

“Po, deri tani po. Klandestine është akti juridik për thërritje e Kuvendit. Nëse nuk i ka firmat autentike nuk e thërret dot Kuvendit. Ai ka kap*ërcyer të gjitha target e një anëtari të thjeshtë. Ai jo vetëm që thërret kongresin, por ka përcaktuar edhe rendin e ditës. Nëse ai thotë që është anëtarësia që zgjedh kryetarin, që do të zgjedhë kryetarin për kryeministër, ai e parathotë këtë gjë sikur ai është kryesia, kryetari dhe ai që do të jetë produkt i tyre. Ai thotë do të demokratizojë PD.

 Nuk ka mundësi të parathuash se çfarë do të ndodhi. Datën 18 e vendosi kryetari, po datën 11 kush e vendosi? Sepse firmat nuk janë treguar. Këtu kemi të bëjmë një spektakël të kongresit dhe kongresin që do të mblidhet më pas. Do të krijohet një parti e vogël e Berisha do ti tregojë amerikanëve që unë jam me pushtet. Ai do të thotë që unë di të marr një pjesë të partisë dhe do të negocioj për këtë gjë.”-shprehet Zheji.

Zjarr Tv Ad