As me Alibeajn e as me Berishën/ Në kampin e Partisë Demokratike krijohet grup i tretë. Si janë pozicionuar deputetët!

0
16

Pas Kuvendit Kombëtar të 30 prillit që u thirr nga Komisioni i Rithemelimit nga ku u zgjodh Këshilli ri Kombëtar, në selinë blu vërehet edhe një grupim i tretë deputetësh. Në kuvendin 10-ditëve më parë përveç 15 deputetëve që janë pozicionuar më herët me lëvizjen e Sali Berishës morën pjesë edhe dy deputetë të tjerë, Kasëm Mahmutaj dhe Ina Zhupa, të cilët pas 10 shtatorit kur edhe filloi përçarja në grupin e PD-së qëndruan brenda institucionit. Mungesa e 35 deputetëve në Kuvendin e Berishës u konsiderua edhe si një nga dështimet e Kuvendit. Ndaj vëmendja u përqendrua në krahun tjetër, në grupin që drejtohet nga Alibeaj.

Ky i fundit për të matur forcën e mbështetjes thirri mbledhjen e Grupit Parlamentar javën e kaluar. Procedura e ndjekur për të thirrur grupin u kundërshtua nga dy nënkryetarët e Grupit Parlamentar Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi. Pavarësish qëndrimeve të tyre Alibeaj vijoi axhendën e programuar për të zhvilluar mbledhjen. Në atë mbledhje kishte konfirmuar se nuk do të merrnin pjesë deputetët, të cilët mbështesin Berishën.

Por, ajo që surprizoi ishte fakti se nga 35 deputetë që nuk shkuan në kuvendin e 30 prillit, në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj morën pjesë vetëm 22 deputetë. 12 të tjerë munguan. I 13-ti që nuk ishte në mbledhje ishte Lulzim Basha, i cili është në krahun e Alibeajt, por që nuk merr pjesë në mbledhjet zyrtare veç grupimeve për kafe që zhvillohen në ambientet e brendshme të parlamentit kur ka seanca plenare.

Për të konfirmuar nëse kemi të bëjmë me një realitet të ri apo java e kaluar ishte një rastësi, Alibeaj thirri sërish të hënën mbledhjen e radhës të grupit. Rendi i ditës ishte qëndrimi që do mbajnë për procesin për Presidentin, por përbënte interes situata brenda grupit. Për të caktuar mbledhjen e grupit Alibeaj aplikoi një procedurë jashtë rregullores së PD-së. Ai kërkoi që mbledhja të bëhej me dy nënkryetarët, sekretarin e grupit dhe zëdhënësen. Ndërkohë që në rregulloren e PD-së thuhet se kryesia e grupit përbëhet nga kryesia e vogël, nënkryetarë e grupit, si dhe kryetarët dhe nënkryetarët e PD-së në komisionet parlamentare.

Edhe dje, Alibeaj e injoroi nenin 7 të rregullores së grupit dhe thirri mbledhjen në orën 14:00. Në fakt, apo që ndodhi javën e kaluar u konfirmua edhe dje. Në selinë e PD-së në sallën e mbledhjes bashkë me Alibeajn u ngjitën vetëm 21 deputetë. Nëse këtij grupi i shtojmë edhe Jorida Tabakun, e cila dje ishte jashtë shtetit dhe Lulzim Bashën, atëher grupi përbëhet nga 23 deputetët. Ndërkohë, edhe në Komisionin e Rithemelimit numri i deputetëve mbetet 16. Në këtë mënyrë kemi një Parti Demokratike me 3 grupime.

 

QËLLIMET E GRUPIMEVE BRENDA PD

Grupimi i parë i deputetëve demokratë është ai me 16 ligjvënës që u pozicionuan që në fillim me Sali Berishën, pasi ky i fundit nisi foltoren në kundërpërgjigje të vendimit individual të ishkryedemokratit

Zjarr Tv Ad