E diel, Prill 12, 2026
Ballina Aktualitet Asfiksohen nga qymyri që përdornin për ngrohje, vdes djali, në gjendje të...

Asfiksohen nga qymyri që përdornin për ngrohje, vdes djali, në gjendje të rëndë babai

0
619

Tymi i qymyrit që përdornin për ngrohje ka marrë jetën një burri në Gjirokastër, ndërsa babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë.

Në orën 09:40 të paradites së sotme, në fshatin Kakoz të Lunxhërisë, në banesë është gjetur i pajetë Panajot Lasko, rreth 55 vjeç, si dhe në gjendje të rëndë babai i tij Arqile Lasko, rreth 75 vjeç.

I moshuari u dërgua në spitalin e Gjirokastrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku mund të jetë asfiksimi nga gazi i qymyrit që përdorej për ngrohje.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po punon për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e gjithë sa ka ndodhur.

Zjarr Tv Ad