Autokratët e gjeneratës së re, arrestojnë më pak dhe gënjejnë më shumë

0
40

Nga Clara Ferreira Marques
“Bloomberg”

Diktatorët e shkollës së vjetër, dallohen nga mbështetja e tyre tek terrori dhe censura e hapur. Ndërkohë autokratët e gjeneratës së re, arrestojnë më pak dhe gënjejnë më shumë. Ata krijojnë një fasadë të demokracisë, mbështeten tek manipulimi i informacionit dhe kompetenca në realizimin e projektit.

Këta udhëheqës autoritarë duan ende kontrollin e vendit, por synojnë ta arrijnë përmes dinakërisë së liderit të Singaporit Li Kuan Jeu, dhe jo nëpërmjet sjelljes brutale të Josif Stalinit.

Në librin e tyre të ri “Diktatorët dinakë: Fytyra në ndryshim e tiranive të shekullit XXI”, Sergei Guriev dhe Daniel Treisman parashtrojnë tiparet e këtyre regjimeve autokratike të reja dhe pasojat e tyre. Në një intervistë me ta, unë bisedova mbi rreziqet dhe përfitimet, pse këto lloj diktaturash nuk zgjasin gjithmonë….

Zjarr Tv Ad