Babaramo: Përplasja Basha-Berisha e pashmangshme, tani nis beteja reale

0
70

Gazetari Ilir Babaramo, i ftuar në emisonin “Të Paekspozuarit”, duke folur për përballjen mes Berishës dhe Bashës, deklaroi se kjo përplasje mes tyre është bërë e pashmangshme dhe se, sipas tij, tani nis beteja reale për kryetarin e kryesisë.

“Përplasja mes tyre është bëre e pashmangshme dhe duhet të ndodhte. Të gjithë kishim idenë se Berisha ishte de facto kryetar partie. Tani nis beteja reale per kryesinë e Partisë Demokratike dhe gjasat janë se ka për të qenë një betejë shumë e ashpër. Ne se dimë kush po e mbështet Berishën por nuk dimë as mbështetësit e Bashës.

Si është e e mundur që ngrihen njerëzit sërish pro Berishës? Argumenet ka për të dyja dhe për humbjet e njëpasnjëshme të Bashës dhe për rikthimin e Berishës ka argumente. Ka pasur rikthime mjaftueshëm dhe të bujshme si Shiraku për herë të tretë apo të katërt arriti të zgjidhej fitues”, tha Babaramo.

Zjarr Tv Ad