Balla i mbylli derën përfundimisht Berishës, vjen reagimi nga Rithemelimi: Ky është grusht shteti

0
109

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës, në lidhje me përjashtimin e çdo propozimi të nënshkruar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas Shehut ky nuk është një qëndrim zyrtar, por një grusht shteti. Ai tha se Partia Socialiste edhe më herët rrëzoi rezolutën e propozuar nga PD në lidhje me masakrën e Rusisë në Ukrainë, ndonëse firma e Sali Berishës nuk ishte në atë rezolutë.

“Po mirë po ky nuk është qëndrim zyrtar, ky është grusht shteti. Këta zotërinjtë rrëzuan edhe rezolutën e Ukrainës edhe pse nuk kishte firmosur Brisha. Në rezolutën që dërguam ne për Ukrainën këta e rrëzuan edhe pse firma e Berishës nuk ishte atje”, tha Shehu.

Kujtojmë se më herët Balla tha se rezoluta e Srebrenicës u rrëzua vetëm për shkak se firmëtar i saj është edhe Sali Berisha. Sipas tij, asnjë rezolutë e fimosur nga ish-kryeministri nuk do të miratohet ndonjëherë në Kuvendin e Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad