Balla nuk pranon kërkesën e Alibeajt: Rendi i ditës është ekskluzivitet i kryetares së Kuvendit, do të diskutojmë për zgjedhjen e presidentit

0
17

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla, është shprehur kundër kërkesës së Enkelejd Alibeajt, për të ndryshuar rendin e ditës së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Alibeaj tha se kishte shkuar në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, vetëm për të diskutuar në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike.

Balla nga ana tjetër nuk pranoi që të ndryshohej rendi i ditës, dhe sipas tij fillimisht do të duhej që të vendosej data për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit.

Balla: Nuk ka një praktikë të tillë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Kjo do të thotë që duke qenë se rendi i ditës që është ekskluzivitet i kryetarit të Kuvendit, dhe kreu i një grupi të opozitës, thotë se nuk është dakord, i takon atij që të marrë pjesë apo jo.

Unë propozoj që të vazhdojmë me rendin e ditës, meqënesë i kemi mediat këtu, jam kundër kërkesës së paraqitur nga kolegu Alibeaj, të procedojmë me rendin e ditës.

Zjarr Tv Ad