E hënë, Tetor 5, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Balla: Të enjten votojmë reformën territoriale, të gjithë deputetët e PS duhet...

Balla: Të enjten votojmë reformën territoriale, të gjithë deputetët e PS duhet të votojnë pro

0
9

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se ditën e enjte në Kuvend, mazhoranca do të votojë miratimin e reformës territoriale.

Për gazetarët, Balla u shpreh se vendi ka nevojë për bashki më të forta, të cilat kanë të ardhura më të larta ndërsa i bëri thirrje Partisë Demokratike që të marrë pjesë në diskutimet për këtë çështje.

“Vota pro e PS hyn në vendimmarrjet politike për të cilat kërkohet që të gjithë deputetët të jenë prezent dhe të votojnë. Secili ka shqetësimet e veta, ju përmendët me të drejtë kolegun Sinaj. Një është të kesh diskutimet e tua dhe një është të kesh detyrimin për të votuar vendimmarrjen e grupit parlamentar. Vendimi parlamentar i grupit të PS është që të gjithë deputetët duhet të votojnë pro. Na duhen bashki të forta. Nuk është vetëm Shqipëria që duhet të ndërmarrë këto hapa. Bashkitë më të mëdha krijojnë më shumë të ardhura. Qëllimi është që të kemi bashki me të ardhura më të larta. Në mbledhje të Grupit Parlamentar deputetët japin mendimin e tyre, por më pas është vendimi politik. Thirrja ime për Grupin Parlamentar të PD është që të marrë pjesë në diskutime. Le të sillen propozimet”, tha ai.

Drafti i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive.

Për miratimin e reformës territoriale në Kuvend nevojiten 84 vota.

Zjarr Tv Ad