Balliu prova kundër policisë në Prokurori: Dhunuan banorët e Bregut të Lumit

0
17

Ish-deputeti, Klevis Balliu, ka dorëzuar sot në prokurorinë e Tiranës prova për aktet e paligjshme sipas tij të policisë ndaj banorëve të Bregut të Lumit gjatë aksionit për prishjen e banesave.

Balliu: Shpresojmë që prokuroria të bëjë punën që duhet të bëjë. Por është e çuditshme që çdo hetim që ka lidhje me Rilindjen mbyllet.  Shpresoj të bëjë punën por nuk kam asnjë besim. Prokuroria dhe policia bashkëpunojnë për të fabrikuar prova konkrete për të arrestuar qytetarët shqiptarë. Prokuroria është kthyer në pastrim kimik për çdo kriminel që ka njolla përdhunuesi, vrasësi apo narkotrafikant.

Balliu nuk hezitoi të ftojë qytetarët që ti bashkohen masivisht protestës së radhës të opozitës së bashkuar me 2 qershor.

Zjarr Tv Ad