Në kuadër të Ballkanit të Hapur janë nënshkruar edhe disa marrëveshje mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Bëhet me dije se janë nënshkruar 4 marrëveshje në Beograd që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore si dhe marrëvedhje për bashkëpunimin në fushën ë bashkëpunimit të minierave dhe energjisë.
Marrëveshet e nënshkruara sot në Beograd:
-Marrëveshja për sigurinë ushqimore midis Republikës së Serbisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e bujqësisë së vendeve përkatëse)
-Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive në Ballkanin Perëndimor. (Marrëveshja u nënshkruan nga ministrat e kulturës së vendeve respektive)
-Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e minierave dhe Energjisë. (Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrat e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë dhe Serbisë)
-Plani ndër operativ në fushën e emergjencave civile mes Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. (Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Zëvendës ministrit dhe kreut të Departamentit të Emergjencave, Serbi, Zëvendësdrejtorit të emergjencave civile të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile të Shqipërisë).




