Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Gazment Bardhin dhe Taulant Ballën, si dy bashkëpunëtorë që mbrojnë njëri-tjetrin për vrasjen e Pjetër Xhuvanit në Elbasan disa ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit.
Deputeti Bardhi i është kundërpërgjigjur ashpër Berishës, duke i quajtur shpifje të gjitha akuzat e tij.
Ai e ironizon Berishën, duke i thënë se duhet të jetë më kreativ dhe se kodet mafioze të ngjashme, si të Ballës nuk funksionojnë me të.
“Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua! Arma e vetme e Sali Berishës kundër meje mbetet shpifja. Kodet mafioze nuk i kanë ecur dhe nuk do t’i ecin! Ngushëllime SB për rënien e nivelit të shpifjeve! Herën tjetër pres të jetë më shumë kreativ dhe më pak kontradiktor me veten. Përgjegjësit nuk ndryshojnë sipas interesit politik të ditës të Ansamblit “Gërdeci, shkruan Bardhi.




