Bardhi i përgjigjet Ramës: Qetësohu, është fillimi, s’je mësuar të përballesh me angazhime serioze

0
326

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama,  në lidhje me programin e prezantuar të PD-së.

Rama në reagimin e tij shkruante “gjumë të ëmbël”, ndërkohë Bardhi në reagimin e tij në Facebook  shkruan se ky është vetëm fillimi.

“Rama qetësohu. Ky është vetëm fillimi. E dimë se ti nuk je mësuar të përballesh kurrë me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen.

Pas 8 vitesh këtë e dinë shumë mirë të gjithë shqiptarët ndaj do të të largojnë më 25 prill”, shkruan Bardhi

 

Zjarr Tv Ad