Bardhi ironizon deklaratën e Nokës: Kush kërkon bashkimin e PD, qenka vegël e Ramës, kush e përçan, e tmerron fuqishëm

0
74

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pas refuzimit të platformës për bashkimin e PD nga mbështetësit e ish-kryeinistrit Sali Berisha. 

Përmes një postimi në Twitter, Bardhi ironizon deklaratën e deputetit Flamur Noka, duke thënë se:

“Kush kërkon bashkimin e demokratëve është “vegël” e  Edi Ramës, ndërsa kush pëçan partinë, po tmerron fuqishëm atë”.

“Interesant shumë edhe ky qëndrim: Kush kërkon bashkimin e demokratëve është “vegël” e ER;

ndërsa kush po përçanë partinë, po zvogëlon partinë dhe po ecën në rrugën e njëanashmërisë, pa asnjë reflektim, po e “tmerron” dhe “lufton” fuqishëm ER”,  shkruan Bardhi.

Më herët reagoi edhe Enkelejd Alibeaj, i cili u shpreh se refuzimi i platformës së bashkimit të PD nuk i shërben aspak demokratëve.

Zjarr Tv Ad