Një ditë pas protestës, kreu i PD, Lulzim Basha doli në një bashkëbisedim me gazetarët, ku tha se vendi është në një situatë anormale.
Basha: Jetojmë në një vend anormal, me politikë anormale dhe me qeveri anormale. Pse ndodh kjo? Pse ndihen kaq të shkëputur njerëzit nga qeveria dhe politikbërja? Arsyeja është filli që i bashkon krizat e bashkëathdetarëve. Është humbja e drejt peshimit që mban një shoqëri bashkë. Prej 6 vitesh vendi nuk qeveriset, por sundohet. Kriza politike është fillesa e krizës kushtetuese dhe sociale që po kalon vendi.




