Kryedemokrati Lulzim Basha publikon një video me anë të së cilës pretendon vjedhjen e zgjedhjeve.
“Ja si hajduti psiqik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë!”, shkruan Basha.
Ai thotë se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psiqik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale.
“Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar!”, thotë në mbyllje kryedemokrati.
Më poshtë gjeni videon e publikuar nga kryetari i Partisë Demokratike.
Ja si hajduti psiqik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë! Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psiqik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale. Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar!
Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 4. August 2019




