Kandidati për deputet në radhët e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Durrësit, Erzen Laçi, njerazi edhe mbështetës i lëvizjes për rithemelimin e partisë, ka marrë pjesë sot në protestën e organizuar kundër vizitës së Lulzim Bashës në këtë qytet.
Gjthashtu Laçi ka hedhur akuza në drejtim të Bashës, ku sipas tij ka sjellë në Durrës njerëz të paguar nga Kamza dhe Tirana dhe se vetëm 10 persona mund të jenë demorkatët të kësaj dege.
I bindur në fitoren në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Laçi ka premtuar se me kandidatë që do zgjedhin do fitojnë bashkinë dhe do sjellin ndryshimin në të gjithë Shqipërinë.
Sot këto njerëz që shifni këtu janë strukturat e PD-së dega Durrës, të cilët kanë luftuar 8 vite krahë PD-së, krah Lulzim Bashës, dhe krah qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.
Sot ato njerëz që ishin përballë nesh, ne si struktura që kemi vite që ecim bashkë krahë për krahu, as 5 % të atyre aty ne nuk i njohim.
Po ti numërojmë me gishtat e dorës bëhen s’bëhen 10 persona nga ato që ka struktura PD dega Durrës, apo anëtarë apo edhe nga qyteti i Durrësit, ata janë njerëz që kanë ardhur nga qytete të tjera. Unë i kam me fakte se janë njerëz që kanë ardhur nga Kamza dhe nga Tirana dhe të organizuar me autobusa që janë fshehur këtu prapa, dhe ato nuk përfaqësojnë qytetin e Durrësit.




