Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë për transparecë mbi gjendjen e rezervave të shtetit. Në një deklaratë për mediat kryedemokrati Basha tha se qeveria duhet të marrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga PD.
Basha: I bëj thirrje qeverisë shqiptare të bëjë transparencë mbi gjendjen e rezervave të shtetit, mbi planin e masave apo për masat që ka ndërmarrë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, të cilat edhe ne kushtet aktuale e kanë të vështirë të përballojnë nevojat bazë.
Gjendja ekonomike e shqiptarëve, edhe përpara zhvillimeve të fundit është e qartë për të gjithë. Sipas të dhënave, më shumë se gjysma e popullsisë ne vend sot e kanë të vështirë të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre. Duhet marrja e masave konkrete dhe i bëj thirrje qeverisë që të marrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga PD.
Masa e parë: Ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar për ushqimet e shportës nga 20 në 6%.
Masa e dytë: Heqjen e taksës mbi karburantin prej 240 lekësh për litër.




