Basha uroi partitë në Kosovë për zgjedhjet, i kthehet Bujar Nishani: Si nuk ke pak dinjitet, si mund të flasësh ti për vlera demokracie?!

0
36

Politikani i djathtë Bujar Nishani i kthehet Lulzim Bashës, pas mesazhit të këtij të fundit për zgjedhjet në Kosovë. Sipas Nishanit, nuk mund të flasë për vlera demokracie një person që ka minuar demokracinë brenda partisë së vetë.

“Lulzim Basha uron Kosovën për “leksion demokracie”! Si nuk i ka mbetur pak dinjitet dhe moral politik këtij njeriu? Si mundet të flas për vlera demokracie dikush që nuk ka as minimumin e vlerës së demokracisë, autori i minimit të institucioneve dhe pa pikën e dinjitetit politik???”, shkruan ndër të tjera Nishani.

Më tej, ish-presidenti dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD e quan Bashën “peng”.

“Lulzim Basha bën sikur nuk kupton që në Kosovë, partia simotër e PD, LDK vetëm në më pak se një vit pas daljes në opozitë rikthehet fuqishëm si fituese e votave popullore në zgjedhjet e rradhës. Imagjinoni se çfar do të kishte bërë Lumir Abdixhiku në Kosovë, sikur të kishte veç humbje pas humbjesh për 8 (tetë) vite rrjesht ?

Për ne në Shqipëri, treguesi që vjen nga Kosova është shembulli skandaloz i Lulzim Bashës në raport me demokracinë, kulturën, qytetarinë. Eshtë çështje pengu! Të ringremë PD, për të mbrojtur Kombin”, përmbyll shkrimin e tij Bujar Nishani.

Zjarr Tv Ad