Bashkia të mos merret me “këngë e valle” a duhet ta lem a ta heqim autobusin ‘relike’ … të verifikojë cilësinë e transportit urban

0
77

Nga Aranita Brahaj

Pas aksidentit ne Lane me autobusin e linjes qe licensohet nga bashkia, ceshtja nuk eshte a ta leme si relike “autobusin fluturues” ceshtja eshte: kush i kontrollon linjat dhe cilesit e shoferëve te punesuar, po kontrollin e tyre mjekësor, a kemi shofere qe nuk duhet te jene te tille. Cfare kontrolli u be pas aksidentit.

Nje dite para aksidentit ne Lane, nje aksident i rende ndodhi po unaze, zona posta ish Treni dhe isha dëshmitare e ngjarjeve pasi zyra dhe dritaret ishin fiks aty.

Pertej ngjarjes fatale nje detaj tjeter qe me ka indinjuar, ishte shoferi i autobuzit urban qe qëlloi te kalonte ate sekond ne korsi rruge paralel : ndersa sirenat binin fort vetem 40 m me tutje duke mbërritur ne vendngjarje ( dhe ambulanca kete here ishte mjaft e shpejte) shoferi urban ndaloi dhe e kundroi gjate skenën duke bllokuar trafikun per disa minuta, e duke llahtarisur edhe pasagjeret qe e kishin krejt afer te plagosurin fatal. Ky lloj shoferi nuk duhet te punoje me ne sherbim urban te licencuar nga Bashkia. ( dhe ky duhet te jete halli 1 i bashkise).

Dhe bashkia perpara se te merret me ” kenge e valle” a duhet ta leme a ta heqim reliken… te beje ca verifikime e raporte per cilesine e shërbimit ne nivel sigurie.

Zjarr Tv Ad