Baton Haxhiu : Kjo protestë po i shërben Vuçiçit

0
76

Analisti Baton Haxhiu e ka quajtur lajm të mirë faktin që në Shqipëri ka një grupim që mendon ndryshe për nismën “Ballkani i Hapur”, duke iu referuar protestës së sotme të thirrur nga Sali Berisha.

Ai u shpreh në emisionin “Opinion” se pavarësisht protestës kundë rtij, tubimi i shërben Vuçiçit për politikën e tij të brendshme.

“Lajm i mirë që në Shqipëri ka një grupim që mendon ndryshe nga të tjerët. Pavarësisht se është një grupim I vogël. Nuk është e mirë që në një protestë kundër një gjëje kaq negative për shqiptarët të jenë kaq pak njerëz. Ishte dashur të ketë njerëz nga Kosova, por njerëzit kanë kuptuar që kjo protestë nuk ishte kundër Vuçiçit, por kundër Bashës për të treguar se sa i fortë është Sali Berisha. Ky moment ka vetëm një qëllim , forcën e Berishës karshi Bashës”, tha Haxhiu.

Zjarr Tv Ad