Ben Andoni bën deklaratën e fortë: Alibeaj ka marrë goditje të madhe. Ja çfarë do të ndodhë të shtunën

0
1178

Analisti Ben Andoni deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se Enkelejd Alibeaj ka marrë një goditje të madhe, në procesin për zgjedhjen e Presidentit. Sipas Andonit ky ishte momenti që Alibeaj të tregonte veten, pasi nuk do të ketë sprova të tjera, përjashto vendimin e Apelit dhe zgjedhjet lokale.

“Tavolinë për të mbledhur 20 vota, edhe grupi i z.Berisha nëse do gjente gjuhën do të bënte një propozim! Mund të ishin numrat me grupin tjetër të PD, dhe të paktën një emër do të fashiste atë sherrin që kanë brenda. Të shtunën është vetëm një procedurë që PS do tregojë duke bërë edhe një anatemë ndaj opozitës. Alibeaj ka marrë goditje të madhe. Ishte ky momenti që ai do tregonte një lloj diference. Nuk do ketë sprova derisa të vij verdikti nga Apeli dhe e dyta zgjedhjet lokale. Deri në zgjedhjet lokale në PD do ketë turbulenca të tjera. Me çfarë shikojmë nuk është se ai ka mbështetje edhe në pjesën e grupit parlamentar. Përballja me këtë situatë, si do dalë. Vetëm një vizionar mund të bëjë gjithçka. Me çfarë shikohet Alibeaj është te rreshti i dytë dhe i tretë që mund të bënin PD”, tha Andoni.

Zjarr Tv Ad