Bëri që Vuçiç të braktisë mbledhjen, Vjosa Osmani flet për herë të parë për përplasjen me homologun serb

0
82

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brionës në Slloveni. Ajo ka treguar edhe për përplasjen që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Vuçiç insistonte që ndryshimi i kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ju lihen vetëm shteteve anëtarëve që janë pjesë e OKB’së”,- ka thënë Osmani për RTK-në.

Sipas Express, përplasja ka ndodhur kur ajo dhe Shefik Xhaferoviç, anëtar i presidençës së Bosnjës dhe Herçegovinës, kanë folur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe në Bosnje.

“Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiçit.

Ne folëm qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe në Kosovë dhe kjo e pengoi Vuçiçin”,– theksoi Osmani.

Ajo më tej tha se kundërshtimi i krimeve nuk duhet të ishte qasje e Serbisë.

“Unë isha e qartë që Serbia do të eçë përpara vetëm kur e pranon shtetin e Kosovës dhe vetëm kur i vë prapa grilave kriminelët. Vuçiç kishte qasje tjetër dhe kjo është për të ardhur keq”, shtoi ajo.

Osmani tha se Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbet peng i kësaj qasjeje të Serbisë dhe duhet të eçë përpara. Osmani po ashtu tha se gjatë Samitit ka takuar shefat e shteteve të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, etj.

Zjarr Tv Ad