Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka shprehur pendesë për lejimin e basteve gjatë qeverisjes së tij.
Teksa qeveria është në diskutime për lejimin e basteve sportive nën kontrollin e shtetit, Berisha ka premtuar që kur të vijë ai në qeveri nuk do ti lejojë pasi janë burim fatkeqësish.
“Unë nuk jam për industrinë e mëkateve dhe bixhozit, jam penduar që janë lejuar gjatë qeverisjes sime dhe nuk do lejohen, sepse janë burim fatkeqësish. Tani ky i legalizon, ky që nuk tha gjë për to”, tha Berisha.




