Berisha: Diella Rama do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet

0
9

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj krijimit të ministres virtuale “Diella”, një figurë e krijuar me inteligjencë artificiale nga qeveria shqiptare. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor “Diellën” për të shmangur përgjegjësinë lidhur me çështjet korruptive që, sipas tij, e rëndojnë qeverinë.

Ai e cilësoi Diellën si një fyerje, pasi qytetarët po përfaqësohen nga një figurë që “nuk ekziston”.

“Do të ndalem te Diella Rama, e cila përbën aktin më skandaloz në historinë e një shteti. Një president Republike për të dëshmuar se s’ka kushtetutë dhe as ligj, për të dëshmuar se është skllav i akteve të paligjshme të Ramës. Ka dëshmuar se është i nënshtruar totalisht. Turpëroi kushtetutën, turpëroi Shqipërinë duke dekretuar si ministre, Diellën virtuale dhe duke e dekretuar atë, akt I pashembullt.

Pas momentit të parë mediat ndërkombëtare filluan në analizojnë se kjo quhet ndryshe vjedhje e Edi Ramës. Prapa Diellës s’ka asnjë qëllim tjetër veç se largimi i çdo përgjegjësie për vjedhjet.

Rama bashkautor i dosjeve më të rënda korruptive të vendit, djegëseve…tunelit të Llogarasë. Për të mos patur përgjegjësi autorë ai krijoi Diella Ramën. Nuk ka turp më të madh se sa presidenti të dekretojë, Diella është anëtarja më e fundit dhe më e ngushë e familjes Rama”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad