Deputeti demokrat Tomorr Alizoti deklaroi mbrëmjen e djeshme se Lulzim Basha “ka vdekur” politikisht.
Ai tha në “Zonë e Lirë” se nuk do të merret më me njerëz që sipas tij kanë mbaruar politiksisht, ndërsa shtoi se Komisinoni i Rithemelimit me në krye Berishën tashmë duhet të zgjedhë figuarat për struktuarat drejtuese të PD.
Nuk merrem me njerëzit që kanë mbaruar politikisht. Basha ka vdekur politikisht. Në shqipëri ka tre epoka: Zogizmi Berishizmi dhe fashizmi. Njerëzit shikojnë tek berishizmi shpresën dhe ringritjen.Por fashizëm nuk ka, kur ai merr dhe ndërton kulla. Berisha e vdiq Bashën, por tani duhet të diskutojmë si PD duhet të hapë elitat për të zgjedhur figurat”, u shpreh Alizoti.
Kujtojmë se sot Gjykata e Tiranës e ka njohur Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-ktryeministri Sali Berisha. Me njohjen e këtij vendimi janë shkarkuar strukturat drejtuese të PD, siç edhe u kaluan me vonë dhe u miratuan gjatë këtij kuvendi.




