Berisha: Kënaqësia më e madhe e Dash Sulës është që flet në dy të natës me kryeministrin

Share

Kryetari i Partisë Demokratike ftoi të gjithë faktorët opozitarë për tu bashkuar kundër Edi Ramës. Në një komunikim me gazetarët jashtë ambienteve të Parlamentit, Berisha hodhi akuza ndaj ish-demokratëve që tani janë në krah të Edi Ramës, duke përmendur emrin e Dash Sulës.

Ai akuzoi gjithashtu ish-përfaqësuesit e PD-së se po përdoren për të mbrojtur qeverinë në emisionet televizive dhe për të sulmuar opozitën.

“Edi Rama nuk lejon socialistët të dalin në tv, vetëm Klosi që flet përçarët. Edhe Sara Mila që dilte nuk del më. Kush del tani, dalin vetëm ish-ët e mi, të cilët janë…t’ju them unë këtë, të paktën Dash Sula ka burrërinë, e ha turpin me bukë dhe bukën me turp me rrogë të Edi Ramës, kurse këtë e marrin nën dorë.

Këta janë më të ligj se Dashi. Dashi del dhe thotë se flas në 2 të natës…kënaqësia e tij është se flet në 2 të natës me Ramën. Rama ua ka lidhur xhepin me gjuhën dhe gjuhën me xhep dhe dalin në televizor për të mbrojtur Edi Ramën.

Në vend që të bëjnë thirrje për një koalicion, këta përpiqen për të vjellë vrehër kundër PD, kundër Berishës. Në fakt këta ish-ët e mi, si punë e Spahisë, një hajdut me çizme që u merrte gjykatësve 250 mijë euro për transferim në Tiranë dhe shkon raporton nga Gjermania”, tha kreu i PD.

Read more

Local News