Gazetari Aleksandër Çipa shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha edhe në të kaluarën ka përdorur gjithçka në funksion të së mirës vetjake dhe ka qenë një ndër faktorët më të mëdhenj pse Shqipëria shihet nga vendet e tjera si një vend me kriza të forta dhe të ricikluara.
“Në kushtet e dominancës që është tani maxhoranca aktuale i duhet një autoritet moral jo kushtetues i cili të ketë një besim tek segmentet e opozitarizmit politik. Unë nuk e shoh zotin Rama si një politikan që me çdo kusht qëndrimin në pushtet e ka final.
Berisha ishte tjetër gjë. Ishte në rolin e një politikani energjik, imponues që krijonte kosto për qëllimin e tij vetjak pa marrë parasysh efektin që kishte mbi shoqërinë. Nëse do ta shohësh sot sjelljen e tij dhe raportet me kundërshtarët nuk do kishim këto trauma që e përfshijnë Shqipërinë tek vendet me kriza të thella dhe të ricikluara”, u shpreh Çipa.




