“Berisha pranoi humbjen në Tropojë”- Balla: Po të kisha unë atë rezultat në Librazhd nuk do isha në këtë sallë! Sali, nuk të votoi as fshati jot, lerë mandatin dhe ik

0
39

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se Sali Berisha ka pranuar humbjen në Tropojë. Nga parlamenti, Balla i kërkoi Berishës që të lërë mandatin dhe të ikë, pasi sic tha ai “kur nuk të voton fshati, ske pse pret të të votojnë të tjerët”.

“U shpreh se ka 547 mijë zgjedhës që paskan votuar dy herë dhe sipas tij i bie që këta 547 mijë zgjedhës që kanë votuar për kandidatët e shumicës të gjithë të kenë votuar dy herë që i bie nga 1 milionë e 395 mijë vota, opozita të ketë marrë më pak se 300 mijë. Këtë ta ka lënë Luli, problemin e llogarisë.

Por qershia mbi tortë është fakti që nuk përmendi Tropojën është gjeja më e bukur. Pra rezulton që Berisha ka pranuar humbjen në Tropojë. Sali, humbjen e Tropojës konsideroje si humbjen tënde personale.

Unë po ta them troç, nëse një rezultat të tillë do ta kishë në Librazhd, nuk do vija në këtë sallë. Bën mirë dhe ti që humbjen në Tropojë ta konsiderosh si përfundimin e karrierës tende në politikë dhe të lëshosh mandatin dhe të ikësh njëherë e përgjithmonë nga kjo sallë. Kur nuk të voton fshati jot, ç’të të votojnë të tjerët”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad