Kreu i PD Sali Berisha, deklaroi në një takim me qytetarët e Mirditës se duhet rikthyer bindja se Shqipëria bëhet nga shqiptarët, pasi qeveria e Edi Ramës ka larguar qytetarët nga vendi.
Kreu i selisë blu u shpreh se rrogat dhe pensionet duhen rritur dhe fëmijët të subvencionohen. Berisha tha se duhet të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë fund shkretimit të Shqipërisë dhe të shtojmë lindjet për të shpëtuar popullatën.
“Janë politikat e këqija, që nuk vendosin njeriun në epiqendër me problematikat e tij. Ata që krijojnë këtë situatë sikur Shqipëria është në luftë civile, në 2019, ishim në vendin e parë për refugjatë në BE, para sirianëve e afganëve.
Do e fillojmë me votën, vota është dinjiteti. Nëse nuk votjmë të lirë nuk ka të ardhme. Do vendosim dinjitetin e njierut, do vendosim votën si kombet e tjera, se kështu po bëhemi këta që ikin masivisht.
Të shkojmë deri tek politika e fëmijës së tretë. Do ta bëjmë atë. Do ta bëjmë sepse krahas asaj që do bëjmë gjithçka që mos të largohen, do bjëmë gjithçka për të shtuar lindjet dhe për të shpëtuar popullatën.
Po përthahemi, po shkretohemi, duhet t’i japim fund. Nuk jam racist, por unë në fillim do mendoj për shqiptarët.”-tha Berisha.




