Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin/ Sheshi Skënderbej mbushet plot/ Kryetari i Komunitetit Mysliman: Të bashkëpunojmë për një botë më të mirë…

0
36

Sot, të gjithë besimtarët myslimanë, kudo ku janë, festojnë festën e Kurban Bajramit.

Pas mbarimit të faljes së namazit të Kurban Bajramit, që u bë në sheshin “Skënderbej”, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu bëri një deklaratë për mediat, duke dhënë mesazhe urimi për të gjithë besimtarët kdo janë.

Spahiu u shpreh se kjo festë duhet të shërbejë si pikë kthese, duke iu larguar urrejtjes, për të bërë të mundur vetëm dashurinë dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrit, për të ndërtuar një botë sa më të mire, në harmoni ku të mbizotërojë e mira, sepse vetëm me besim dhe mirësi, e bëjmë botën më të mirë.

“Gëzuar të gjithë shqiptarëve. Është një festë që simbolizon sakrificën. Zoti me këtë donte të vinte një ligj në tokë. Jetojmë në një botë të globalizuar dhe kemi shumë sfida përpara për të bashkëpunuar me të tjerët.

Është një sfidë e madhe për të ndërtuar një botë të mirë. Duhet të punojmë për të bërë një botë më të mirë. Mesazhi për besimtarët myslimanë, është të lënë pas urrejtjen dhe të jenë afër e të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin”- u shpreh Spahiu.

Kurban Bajrami, është një festë e rëndësishme për të gjithë botën islame. Kjo festë, simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin. Zjarr Televizion, ju uron të gjithë besimtarëve myslimanë; Gëzuar Kurban Bajramin!

Zjarr Tv Ad