Bill O’Reilly: Soros dhe i biri kanë nën kontroll Shtëpinë e Bardhë të Biden

0
62

Gazetari i njohur amerikan, Bill O’Reilly, ka denoncuar faktin se i biri i George Soros, Aleksandri, po merr përsipër dinastinë e tij, duke blerë influencë në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden. Sipas O’Reilly, Biden është nën ndikimin e ekstremistit të majtë Soros.

Ai i referohet lajmit se i biri, Aleksandër Soros, ka bërë gjashtë vizita në Shtëpinë e Bardhë.

“Soros blen influencë, ai blen akses. Tani djali i tij, Aleksandër Soros, 37 vjeç, ai do të marrë përsipër kur të mos jetë Sorosi i madh.

Këtë vit, ai ka bërë gjashtë vizita në Shtëpinë e Bardhë. Është takuar me Shefin e Kabinetit, Ron Clane, dy herë.

Soros i ka futur tentakulat në Shtëpinë e Bardhë të Biden. Kjo është arsyeja pse jam kaq i ashpër me Joe Biden.

Sepse ai nuk po shqetësohet për mbarë vendin, ai është një i burgosur i progresistëve.

Clane, që është takuar dy herë me Aleksandër Soros, është një progresist i çmendur dhe ai e kontrollon Biden si Shef Kabineti në Shtëpinë e Bardhë.

Të gjithë këto gjëra nuk raportohen ndonjëherë. Nuk ka dy anë të kësaj historie.

80 milionë amerikanë votuan për Joe Biden, që është një i burgosur i Lëvizjes Progresiste. Ju mendoni se këta 80 milionë e dinë këtë? Jo. Shumica nuk e dinë.

George Soros është majtisti më ekstremist që po vepron në këtë vend sot në një nivel që ai ka ndikim. Ndikim në nivele shumë, shumë të larta,” tha O’Reilly.

Zjarr Tv Ad