Bisedimet për Presidentin e ri, Albana Vokshi: Enkelejd Alibeaj nuk është i mandatuar nga PD për të bërë negociata

0
65

Deputetja demokrate Albana Vokshi, pjesë e grupit të Rithemelimit të Sali Berishës, thotë se Enkelejd Alibeaj nuk është mandatuar nga PD për të bërë negociata me mazhorancën për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në një intervistë për A2 CNN, Vokshi tha se Edi Rama nuk mund të përcaktojë se kush është opozita e vërtetë, duke ju referuar pjesëmarrjes së Alibeajt në tryezën e bisedimeve, bashkë me përfaqësuesit e mazhorancës.

“Unë kam qenë pjesë e Konferencës së Kryetarëve edhe në mandatin e kaluar, edhe në këtë mandat. Në mandatrin e kaluar ka pasur raste që janë transmetuar online, sot më thanë që ishte kërkuar nga Alibeaj për tu transmetuar online.

Në fakt është kryetarja e Kuvendin e cila përcakton se cila konferencë do të transmetohet. Por kjo nuk përcakton vijën politike të PD dhe Enkelejd Alibeaj nuk është i mandatuari i PD për të bërë negociata për presidentin

Nuk është Edi Rama ai që përcakton se kush është opozita e vërtetë, nuk është Edi Rama ai që përcakton se kush janë negociatorët në këtë rast. Ne e dimë që ka një pakt Lulzim Basha-Edi Rama, një pakt që vijon prej muajsh në mos prej vitesh.

Por Kuvendi i 30 prillit ka një lajm të mirë për të gjithë qytetarët. I është dhënë fund koha që opozita merrej me veten e saj, tashmë ka një opozitë të vërtetë pas 30 prillit”, është shprehur deputetja Albana Vokshi.

Zjarr Tv Ad