Bordi i Transparencës nuk ka dhënë asnjë njoftim, rritet çmimi i naftës në pikat e karburanteve

0
22

Çmimi i naftës ka pësuar rritje në çdo pikë karburanti në vendin tonë. Një litër naftë shitet sot me 221 lekë për litër, ndërsa benzina 211 lekë/litër.

Pritej që njoftimin për ndryshimin e çmimit të karburanteve ta jepte Bordi i Transparencës pas mbledhjes së djeshme, por një njoftim i tillë nuk ka ardhur akoma, ndërkohë që rritja e naftës është bërë me 18 lekë/litër.

Ky ndryshim i çmimit ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të naftës në bursë, pasi mëngjesin e sotëm një fuçi naftë shitej për 118 dollarë. Bordi i Transparencës u krijua nga qeveria 3 javë më parë për të normalizuar çmimin e karburantit në vendin tonë, pasi 1 litër naftë në fillim të marsit u shit me 260 lekë.

Zjarr Tv Ad