Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli priti sot në një takim autoritetet e “Border Force International”, të Britanisë së Madhe, në kuadër të bashkëpunimit kundër trafikut të paligjshëm.
Autoritetet e “Border Force International” i dhuruan Administratës Doganore Shqiptare tre pajisje kontrolli “Agilent”, në funksion të luftës kundër narkotikëve.
Pajisja “Agilent Technologies” udhëheq industrinë me instrumente të fuqishme, të cilat kanë aftësi për të zbuluar lëndën narkotike.





