Bumçi: Fushata e qeverisë kundër protestës, shenjë se Shqipëria nuk është më vend i lirë

0
82

Më 6 dhjetor, datë kur anëtarët e 27 vendeve të BE, mblidhen në Tiranë në samitin e BE-së, opozita është gati për protestën e saj.

Ish-ministri i jashtëm, zotin Aldo Bumçi, njëherësh edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik, në një komunikim me edicionin e lajemve në MCN tv, thotë se krahas mos lejimit për të protestuar para Kryeministrisë, ata do të jenë aty në një protestë paqësore e demokratike.

Sipas Bumçit, në një vend ku qeveria është kundër protestës, është tregues i qartë se Shqipëria nuk është më vend i lirë.

Ne do e mbajmë protestën ajo do të jetë paqësore, evropiane, tërësisht qytetare, dhe me vlerat më të mira që kemi treguar edhe në protestat e tjera.

Qeveria që kur deklaruam që do të mbajë protestën, vuri me qëndrimet e saj të pajustifikuara doli kundër protestës duke na quajtur tradhtar, dhe më vonë e shpalli ditë pushimi, pastaj e ktheu mendjen.

Të gjitha këto qëndrime në koncert të qeverisë dhe të mediave që kontrollohen nga Rama, bombardimi i opinionit publik se kjo është një qëndrim antikombëtar, kur ne po ushtrojmë vetëm një të drejtë, atë të protestës, këtë e deklaruan delegacionin evropian që të dilte dhe të kërkonte respektimin e tubimit. Pra, këtu nuk behet fjalë për një çështje teknike, këtu bëhet fjalë për një të drejtë themelore.

Qeveria është kundër protestës, sepse do ti paraqesin botës që këtu nuk është asnjë problem, atëherë në këtë situatë do ti tregojmë botës që jemi një shoqëri tërësisht evropiane

Fushata e nisur nga qeveria kundër protestës është shenjtë që Shqipëria nuk është më vend i lirë, se nuk mund të jetë publiku shqiptar në këtë presion që nuk duhet të ketë protestë.

Bumçi, numëroi shkaqet që sipas opozitës, sollën deri të protesta. Sipas tij, përmes protestave edhe bota evropiane duhet të shoh se ne nuk do të nënshtrohemi më dhe se duhet të rikthejmë këtë vend në rrugën evropiane.

Rënia në indeksin e korrupsionit me 23 vend enë këtë vit, rënia e lirisë në media, dhe të drejtave të njeriut, në këtë vend ku cenohet gjithçka kush e kontrollon qeverinë, atëherë duhet të bëjnë institucionet dalin qytetarët në shesh, për të rikthyer, demokracinë, të drejtat e njeriut, dhe ekuilibrat kushtetues.

Këta që janë autoritar, që bëjnë një sjellje sikur ta kenë Shqipërinë një çiflik, sulltanat. Evropa nuk e njeh sulltanatin si një sistem demokratik.

Nuk mund të ndodh në një vend demokratik që të merren të dhënat personale dhe të përdoren për zgjedhje, nuk është qeveri legjitime më ajo, që blen votën, pastaj përdorimi i shtetit në zgjedhja.

Këtë duhet ti tregojmë atë ditë në protestë që jemi një shoqëri e lirë, që nuk nënshtrohemi dhe do ta rikthejmë këtë vend në rrugën evropiane, të demokracisë, dhe të drejtave të njeriut.

Zjarr Tv Ad