E diel, Prill 12, 2026
Ballina Aktualitet Burg apo arrest shtëpie? Dumani pyetet për masën që do kërkojë SPAK...

Burg apo arrest shtëpie? Dumani pyetet për masën që do kërkojë SPAK për Sali Berishën

0
49

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një komunikimi që pati sot me gazetarët, ndër të tjera u pyet edhe në lidhje me kërkesën për ashpërsimin e masës për Sali Berishën, që pritet të miratohet nga Kuvendi e më pas Prokuroria e Posaçme e ka rrugën e hapur.

“Mbetet në vlerësimin e prokurorëve të çështjes”, ka deklaruar ai.

Dumani nuk ka dhënë më tepër detaje, nëse prokurorët e çështjes do të kërkojnë masën ‘arrest shtëpie’, apo ‘arrest me burg’.

Ai tha se çështja u përket prokurorëve dhe se ai do të firmosë vetëm shkresën përcjellëse, si kreu i SPAK.

Zjarr Tv Ad