Cakaj i dorëzon detyrën Xhaçkës: Do të jeni një zonjë e hekurt

0
85

Po zhvillohet ceremonia e dorëzimit të detyrës nga Gent Cakaj dhe Olta Xhaçka në Ministrinë për Europën dhe punët e jashtme. Cakaj tha se ai do të vazhdojë të qendrojë në Shqipëri dhe pas dorëheqjes, ndërsa shprehu mbështetjen e plotë për Xhaçkën.

“Unë do të vazhdoj aktivitetin tim në Shqipëri, në çfarëdo përgjegjësie që do të më gjejë e nesërmja. Unë do të jem mbështetësi juaj më i madh që ju të shkëlqeni si një zonjë e hekurt në krye të diplomacisë shqiptare. Nuk kam sesi ta mbyll fjalën ndryshe, përveçse të falenderoj stafin e Ministrisë së Jashtme, asgjë nuk do të kishte qenë e pamundur për ju. I shtrij dorën e bashkëpunimit zonjës Xhaçka dhe falenderoj kryeministrin për atë që më është besuar”, u shpreh Cakaj gjatë fjalës së tij.

Zjarr Tv Ad